Aktualitet

E RËNDË! Shënohet viktima më e re në Shqipëri, ndërron jetë një 21-vjeçare me koronavirus, vuante edhe nga sindromi me

15 Korrik 2020, 08:45 Nga DOSJA
E RËNDË! Shënohet viktima më e re në Shqipëri,

TIRANË– Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë tek spitali Infektiv duke u bërë viktima më e re nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Vdekja e të resë u konfirmuar edhe nga deklarata zyrtare e ministrisë së Shëndetësisë, teksa Mirela Cami bëri bilancin e 24 orëve te fundit.

Sipas Camit, 21-vjeçarja ndodhej në terapi intensive e intubuar dhe ka ndërruar jetë si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19.  Gjendja e të resë u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe vuante nga sindromi metabolik.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja nuk ka arritur të mbijetojë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe tre viktima të tjera.

Bëhet fjalë për 49-vjeçaren nga Kruja, nënën e 7 fëmijëve, e cila ndodhej në gjendje të rëndë prej 11 ditësh. Dy viktimat tjera janë përkatësisht nga 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive.Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll