Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit të ndërtimit në Bulqizë, arrestohet një prej autorëve, Policia prangos 27-vjeçarin. Me armë në brez, bënte “namin” me gjoba

VIDEO
Arrestohet një prej autorëve të atentatit në tentativë ndaj biznesmenit të ndërtimit, Gëzim Balla në Bulqizë. Policia ka arrestuar 27-vjeçarin Alban Tançi. Ndërkohë ende në kërkim është Feruzan Shehu.
Featured image of article: Atentati i dështuar ndaj biznesmenit të ndërtimit në Bulqizë, arrestohet një prej autorëve, Policia prangos 27-vjeçarin. Me armë në brez, bënte “namin” me gjoba Pamej nga aksioni i policisë

BULQIZË– Policia e Shtetit ka arrestuar një prej të dyshuarve kryesor të atentatit ndaj biznesmenit të ndërtimit, Gëzim Balla. Gjatë operacionit të koduar “Vajkal”, Policia ka vënë në pranga 27-vjeçari Alban Tançi, i cili akzuohet për armëmbajtje pa leje dhe për gjobëvënie.

Por i riu është një emër i njohur për Policinë e zonës, pasi në qershor të vitit të shkuar, Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” pasi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë.

I riu bashkë me të vëllanë me iniciale M.Tançi, kanë qëlluar me armë zjarri për një konflikt të çëstit një bashkëfshatarin e tyre. Fatmirësisht, “shënjestra” u ka shpëtuar plumbave dhe ka mbetur i plagosur në dorë.

Ndërkohë që vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij për atentatin ndaj biznesmenit Balla, Feruzan Shehu. Të dy kanë vendosur që t’i kërkojnë para biznesmenit në këmbim të jetës, ndërsa kur kanë kuptuar që po ndiqeshin nga Policia kanë qëlluar në ajër duke u larguar nga vendngjarja.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vajkal”.

Operacioni nga Policia e Bulqizës dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga 27-vjeçarin me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu, 27-vjeçari dyshohet dhe si bashkautor në një gjobëvënie, ngjarje e ndodhur më datë 19 qershor 2020, në Bulqizë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Policia e Bulqizës në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vajkal”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit:

A. T., 27 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, më datë 16.06.2019, në vendin e quajtur “Unaza e Re” Bulqizë, në bashkëpunim me vëllanë e tij M. T., i cili është arrestuar pas ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit B. D. i cili mbeti i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se është bashkautor i ngjarjes së ndodhur më datë 19.06.2020, në qytetin e Bulqizës, ku në bashkëpunim me shtetasin F. Sh., kanë kërcënuar për gjobëvënie një biznesmen, si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit F. Sh., për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” , e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 16 qershor. Feruzan Shehu telefononte vazhdimisht biznesmenin Gëzim Balla dhe i kërkonte para ndryshe do ta vriste. Shuma e kërkuar vazhdimisht nga ai ishte 10 mijë euro. Por biznesmeni Balla e denoncoi në Polici dhe shkoi bashkë me ta në një takim me të riun. Pikërisht në këtë moment Shehu qëlloi disa herë drejt tij dhe u larguan. Sipas dëshmisë së biznesmenit, ndaj tij qëlluan 5 persona, por Policia ka shpallur në kërkim vetëm dy prej tyre. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment