Aktualitet

5 të prekur me COVID-19 në Krujë, të gjithë kontakte të rasteve të mëparshme

15 Korrik 2020, 06:57 Nga DOSJA
5 të prekur me COVID-19 në Krujë, të gjithë kontakte

KRUJË– Pesë persona kanë rezultuar pozitivë nga pandemia e koronavirusit në rrethin e Krujës gjatë 24 orëve të fundit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në total janë kryer 13 testime tek persona që dyshoheshin se ishin infektuar, nga të cilët kanë rezultuar vetëm 5 pozitivë. Mësohet se të prekurit janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshme.

Ndërkohë, vijon të ketë shtrime dhe vdekje të tjera në spitalin Infektiv. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, ndërkohë që sot pritet sërish përditësimi i gjendjes së të prekurve nga Ministria e Shëndetësisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne kruje koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll