Aktualitet

“Pandemia ka hyrë në një fazë të re”, Manastirliu: Qytetarët nuk na u përgjigjën si duhet, neglizhuan masat dhe u rr

14 Korrik 2020, 20:41 Nga DOSJA
“Pandemia ka hyrë në një fazë të re”,

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur sot për situatën e COVID-19 dhe u shpreh se pandemia tashmë ndodhet ne një fazë të re.

Në një intervistë në “Real Story”, ministrja u shpreh se vartat e COVID-19 janë shtuar dhe shtoi se kjo situatë erdhi pas relaksimit të masave dhe qytetarët neglizhuar rregullat.  

“Shqipëria është më mirë në raport me vendet e tjera. Por të krahasohesh për numrin e fataliteteve është e dhimshme. Kjo sepse është dicka e rëndë në radhë të parë për viktimën, pastaj për familjarët dhe të afërmit. Ne punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Pandemia ka ardhur në një fazë të re, ka më shumë vatra”, tha ajo.

Më tej Manastirliu u shpreh se prisnin më shumë bashkëpunim nga ana e qytetarëve, por sipas saj qytetarët nuk janë përgjigjur si duhet.

Me relaksimin e masave, pësuam edhe relaksim të sjelljes, duke shmangur masat për Covid-19. Kemi pasur madje edhe grumbullimeve, që mund të kenë pasur efekte negative. Sot kemi 90 mijë teste”, u shpreh ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministrja e shendetesise ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ministrja e shendetesise ogerta manastirliu

Sondazh

Poll