Aktualitet

“Një organizatë që shqetëson Turqinë ndodhet në Shqipëri”, politologu Baleta: Është thënë nga një shtetar i lart

15 Korrik 2020, 05:52 Nga DOSJA
“Një organizatë që shqetëson Turqinë ndodhet

TIRANË– Politologu Abdi Baleta, i ftuar në emisionin “Tempora” ka folur lidhur me marrëdhëniet mes Turqisë dhe vendit tonë.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se Turqia është mik i Shqipërisë dhe aleati më i rëndësishëm ne rajon. Madje ai ka rikthyer edhe shqetësimin që vendi ka pasur për një organizatë terroriste që fshihej në Shqipëri. Më tej, Baleta është shprehur se duhet të verifikohen informacionet e marra nga Turqia, duke mos injoruar asnjë informacion.

“Një nga arsyet që kanë dashur ta gjunjëzojnë Turqinë është sepse shleu borxhet. Fuqitë e mëdha financiare, korporatat e mëdha nuk të kanë qejf që të mos kesh borxhe. Për ne shqiptarët Shqipëria nuk është thjeshtë partner. Mua më kanë pyetur se cilët janë miqtë e Shqipërisë. Kam bërë 3 radhë dhe në rrethin e parë ishte Ballkani me Turqinë, i dyti, BE me Gjermani ne dhe i treti SHBA. Përderisa ata e konsiderojnë se këtu ka një organizatë terroriste, edhe Shqipëria mund të ketë probleme. Shqipëria mund të mos e ketë ndier rrezikun. Ne na është bërë pyetje nëse jemi kërcënuar nga Feto. Por kërcënim nga Feto unë nuk kam dëgjuar. Këtu është thënë para shumë vitesh se këtu janë 400 terroristë në Shqipëri. Është thënë nga një shtetar i lartë shqiptar se është krijuar Hamasi. Ndërsa Turqia thotë se kjo organizatë që i shqetëson ndodhet në Shqipëri,”- u shpreh ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abdi baleta marredheniet e shqiperise me turqine abdi baleta marredheniet e shqiperise me turqine

Sondazh

Poll