Aktualitet

Manastirliu jep lajmin e keq: Pritet rritje e numrit të të shtruarve me COVID-19

14 Korrik 2020, 20:50 Nga DOSJA
Manastirliu jep lajmin e keq: Pritet rritje e numrit të të shtruarve

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se qeveria po bëhet gati për skenarin e dytë të COVID-19.  Nga studio e “Real Story” Manastirliu tha se po punohet për zgjerimin e kapaciteteve spitalore.

Më tej ministrja shtoi, se parashikohet një rritje e numrit të pacientëve të shtruar me COVID-19.

Kalojmë në skenarin e dytë në hapjen e spitalit Shefqet Ndroqi, i cili ka kapacitetet e duhura . Po fillojmë të ekspandohemi edhe në kapacitetet spitalore. Jemi në momente kur kemi një shtim të numrit dhe parashikojmë rritje të mëtejshme”, tha Manastirliu.

Ditën e sotme u shënuan 96 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu dy pacientë të tjerë humbën betejën me virusin. Aktualisht në spitalin Infektiv ndodhen 90 pacientë, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë, ku 5 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu covid-19 koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll