Aktualitet

KE miratoi përdorimin e pjesshëm të remdesivir, Manastirliu: Jemi në pritje, ende nuk ka hyrë në rajon

14 Korrik 2020, 21:09 Nga DOSJA
KE miratoi përdorimin e pjesshëm të remdesivir, Manastirliu: Jemi

TIRANË -Ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu foli në lidhje me trajtimet e pacientëve me COVID-19. Nga studio e “Real Story”, ministrja tha se protokollet e trajtimit janë ato që përdoren në botë. Në lidhje me përdorimin e remdesivirit, Manastirliu theksoi, se pritet të fillohet si terapi, ndërsa në rajon nuk ka hyrë ende.

“Protokollet e trajtimit janë ato që përdoren në botë. Nuk kanë munguar barna si lopinaviri dhe barnat me efekte potenciaslisht të mira. Përsa i përket remdesivir, jemi në pritje për ta filluar si terapi. Ende nuk ka hyrë në rajon, vendet e rajonit ende nuk e kanë patur mundësinë për ta patur remdesivirin”, tha Manastirliu.

Komisioni Europian një javë më parë miratoi përdorimin e pjesshëm të medikamentit remdesivit për trajtimin e pacientëve me COVID-19 nga mosha 12 vjec e sipër. Ndërkohë SHBA ka siguruar për 3 muaj këtë medikament nga komapnia prodhuese, çka bëri që BE të vihej në lëvizje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi ogerta manastirliu remdesivir covid-19 ne shqiperi ogerta manastirliu remdesivir

Sondazh

Poll