Aktualitet

U hoqën si punëtorë, por merreshin me drogë/ Policia italiane shkatërron organizatën kriminale, arrestohen 5 shqiptarë 

14 Korrik 2020, 16:29 Nga DOSJA
U hoqën si punëtorë, por merreshin me drogë/ Policia

ITALI–   Mediat italiane sëfundmi kanë bërë me dije se policia e Italisë ka arritur të shkatërrojë një organizatë kriminale në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Kjo organizatë e mirfilltë, që kishte lidhje edhe me grupe të tjera që merreshin me trafik droge, përbëhej nga 5 shqiptarë dhe një italian, shkruajnë mediat italiane, teksa ato maskoheshin sikur ishin punëtorë.

Tashmë në pranga kanë përfunduar 5 shqiptarët dhe italiani, por të gjithë janë të moshës 29 deri në 46 vjeç.

Ndërkohë hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Firences, ndërsa u zbulua se një shqiptar kishte për detyrë që të siguronte automjete për grupin, për të bërë shpërndarjen e lëndës narkotike, kokainë, hashash dhe marijuanë.

Është konfirmuar prej datës 8 qershor se kjo bandë donte t’i shiste 1 kilogramë kokainë një grupi senegalez. Marrëveshja nuk shkoi  siç duhej, pasi senegalezët me anë të kërcënimit me armë, morën drogën pa dhënë asnjë para mbrapsht. Është zbuluar se kjo bandë trafikonte sasi të konsiderueshme droge në territorin e veriut të Italisë.

Një shqiptar u arrestua në vendngjarje, pasi u kap në flagrancë me posedim droge. Një tjetër shqiptar, i shpallur në kërkim si pjesë e bandës kriminale, u kap në tentativë për të ikur nga Italia e për të ardhur në Shqipëri.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 shqiptare ne itali arrestohen 5 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 15:25

SHKODËR– Detaje bëhen me dije nga plagosja e drejtorit të UKT-së, Mark Molla dhe të të birit, Kristjanit. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëz...