Aktualitet

Tamponët shpërndahen me racion, ISHP i përgjigjet Spahisë: Kemi në dispozicion 90 mijë teste, mos bëni politikë me COVID

14 Korrik 2020, 16:26 Nga DOSJA
Tamponët shpërndahen me racion, ISHP i përgjigjet Spahisë:

TIRANË -Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetit, Bardh Spahia, duke thënë se kanë në dispozicion 90 mijë teste. ISHP i ka bërë thirrje Partisë Demokratike, që të mos bëjë politikë me koronavirusin, por t’i bashkohen përpjekjeve për ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e masave ndaj COVID-19.

Deklarata e plotë e Institutit të Shëndetit Publik:

Instituti I Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga I gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët. Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshura si të prekur nga Covid19.  I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia denoncoi mungesën e tamponëve në drejtoritë rajonale. Sipas tij, ISHP i shpërndan tamponët me racion, pavarësisht nevojave mjekësore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardh spahia instituti i shëndetit publik bardh spahia instituti i shëndetit publik

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2020, 15:25

SHKODËR– Detaje bëhen me dije nga plagosja e drejtorit të UKT-së, Mark Molla dhe të të birit, Kristjanit. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëz...