Bota

Shtimi i rasteve të reja në Kosovë/ Autoritetet: Nga nesër bilanci i Covid-19 do të publikohen në orën 15:00

14 Korrik 2020, 15:35 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja në Kosovë/ Autoritetet: Nga nesër

KOSOVË– Ditën e sotme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dita e nesër, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive, si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, do të jepen në orën 15:00.

 Përmes një deklarate për mediat Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se po në këtë komunikim, çdo ditë do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtruar, gjendjen shëndetësore të pacientëve si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të Covid-19 në Kosovë.

 “Me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës; përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun.”- thuhet në komunikatë.

Ndërkohë kujtojmë se Kosova është një ndër vendet më të prekura nga virusi ditët e fundit ku është parë një rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19, ku për këtë shkak qeveria ka ndërmarrë masa të reja në përpjekje të frenimit të virusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll