Politike

NENET 64&68/ Dy ndryshimet Kushtetuese që miratoi sot PS dhe opozita e re tek Ligjet, KOALICIONET zgjedhore hiqen dhe hape

14 Korrik 2020, 09:45 Nga DOSJA

TIRANE– Neni 64 dhe 68 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë do të ndryshojnë pas miratimit edhe nen për nen në Komisionin e Ligjeve. Raporti me dy nenet e ndryshuara, që mund t’i lexoni të riformuluara në Dosja.al, do t’i kalojë për votim Parlamentit, që me një shumicë prej 94 votash do të duhet të miratojë këto ndryshime. Neni 64 do të ndryshojë në pikën 1 të tij 2, dhe 3 të tij, ku “zona zgjedhore shumëemërore” bëhet në “ zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.” Ndërsa neni 68 ndryshon vetëm në pikën 1 të tij, ku hiqet togfjalëshi “koalicione zgjedhore të partive politike”.

Neni 64
(Ndryshuar me ligjin nr.9904, datë 21.4.2008)
1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.
2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial.
3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Neni 1

Neni 64 ndryshohet si vijon:
“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.
2. Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore, sipas përcaktimeve të ligit për zgjedhjet”.

Neni 68
(Ndryshuar me ligjin nr.9904, datë 21.4.2008)
1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
2. Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre. Neni 2

Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon:
“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.
Neni i riformuluar:
Neni 2

Pika 1 e nenit 68 ndryshohet si vijon:
“1.Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.

Lexo të plotë dokumentin këtu 

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave ndalimi i koalicioneve hapja e listave ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 14 Korrik 2020, 08:58

TIRANE– Deputetët Myslym Murrizi dhe Korab Lita kanë këmbëngulur që saktësimet të bëhen në Kushtetutë. Murrizi në fjalën e tij ka sqaruar se për ndryshimin në K...