Politike

Ligjet miratojnë ndryshimin e nenit 64, Parlamenti ka në dorë tashmë hapjen e LISTAVE

14 Korrik 2020, 09:12 Nga DOSJA
Ligjet miratojnë ndryshimin e nenit 64, Parlamenti ka në dorë

TIRANE- Me unanimitet të plotë, deputetët anëtarë të Komisionit të Ligjeve kanë miratuar ndryshimin e nenit 64 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që i hap rrugë hapjes së listave të kandidatëve për deputetë. Deputetët miratuan gjithashtu edhe ndryshimin e pikës 2 të nenit 68 të Kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Vasilika Hysi: Hedhim në votim nenin 1 që ndryshon nenin 64 të Kushtetutës sipas riformulimit të dakordësuar nga 4 relatorët. Pro kanë votuar të gjithë. (miratohet)

Me këtë akt, tashmë do të jetë Parlamenti që do të votojë miratimin e dy ndryshimeve. Nëse këto ndryshime miratohen atëherë Kushtetuta do të specifikojë se koalicionet parazgjedhore janë të ndaluara dhe se listat e kandidatëve për deputetë janë të hapura. Ndërsa për pragun elektoral pritet që sqarimi të bëhet në Kodin Zgjedhor, ndërsa deputetët u dakordësuan për një prag natyral.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndalimi i koalicioneve ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 14 Korrik 2020, 08:58

TIRANE– Deputetët Myslym Murrizi dhe Korab Lita kanë këmbëngulur që saktësimet të bëhen në Kushtetutë. Murrizi në fjalën e tij ka sqaruar se për ndryshimin në K...