Bota

Vdes deputeti iranian si shkak i koronavirusit

13 Korrik 2020, 19:07 Nga DOSJA
Vdes deputeti iranian si shkak i koronavirusit

IRAN– Ditën e sotme është raportuar se një tjetër zyrtar, iranian ka vdekur si shkak i  koornavirusit. Bëhet fjalë për Issa Jafarin, i cili është anëtari i tretë i Parlamentit të Iranit që ka vdekur nga sëmundja COVID-19.

Jafari, i cili përfaqësonte qytetet Bahar dhe Kabudarahang në Parlament, ishte shtruar në spital pas infektimit dhe i ishte nënshtruar kujdesit intensiv në një spital të Teheranit prej të mërkurës.

Të paktën tetë ligjvënës të tjerë janë infektuar me virus, sipas raporteve të mediave të huaja.  Që nga fillimi i muajit prill, koronavirusi kishte infektuar 23 prej ish-anëtarëve të Parlamentit. Deri më tani, koronavirus ka vrarë gjithashtu të paktën 17 figura të regjimit, përfshirë komandantë ushtarakë, klerikë dhe politikanë.

Fatemeh Rahbar dhe Mohammad Ali Ramezani janë dy deputetë të tjerë nga Parlamenti, të cilët vdiqën nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2,349 raste të reja me koronavirus, dhe 203 të tjerë janë infektuar me koronavirus, ku në total numërohen 259,652 të sëmurë dhe 13,032 viktima.

Burimi: alarabiya

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota issa jafarin issa jafarin

Sondazh

Poll