Bota

Sulm terrorist në veri të Afganistanit, mbeten 11 viktima dhe mbi 50 të plagosur

13 Korrik 2020, 18:53 Nga DOSJA
Sulm terrorist në veri të Afganistanit, mbeten 11 viktima dhe mbi 50

AFGANISTAN–  Të paktën 11 viktima dhe mbi 50 të plagosur kanë mbetur pas një sulmi terrorist të  talebanëve pas një shpërthimi të një makine bombë në një kompleks qeveritar në veri të Afganistanit.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja sulmi është zhvilluar në një strukturë qeveritare në kryeqytetin e provincës Samangan, Aybak afër një zyre të Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare, agjensisë kryesore të inteligjencës.

“Është një sulm kompleks që filloi me një makinë bombë.”- ka thënë Mohammad Sediq Azizi, një zëdhënës i qeverisë provinciale.

Gjithashtu sa i përket kësaj situate të vështirë,  guvernatori i Samangan, Abdul Latif Ibrahimi tha se dhjetë anëtarë të sigurisë u vranë dhe 54 njerëz, përfshirë  edhe civilë janë plagosur.

Ndërkohë përmes një deklarate, Talibanët morën përsipër përgjegjësinë për sulmin, i cili vjen në një kohë të ndjeshme ku SHBA përpiqet të tërheqë qeverinë dhe militantët drejt bisedimeve të paqes për të përfunduar një luftë, që vijon prej 18 vitesh.

Burimi: WSJ

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 11 viktima ne afganistan afganistan 11 viktima ne afganistan afganistan

Sondazh

Poll