Bota

Rikthimi i COVID-19 në vjeshtë/Virologia italiane bën deklaratën e fortë: E gjitha varet nga veprimet tona, duhet të zbato

13 Korrik 2020, 15:30 Nga DOSJA
Rikthimi i COVID-19 në vjeshtë/Virologia italiane bën

ITALI- Viriologia e njohur italiane Ilaria Capua së fundmi në një intervistë për mediat vendase ka folur rreth situatës së pandemisë së Covid-19 që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe ka infektuar miliona të tjerë.

Ajo ka folur dhe për frikën më të madhe që tashmë gjithë bota ka, për rikthimin e një vale të dytë të Covid-19 që pretendohet të ndodhë në vjeshtë. Capua sqaroi se një valë e dytë në vjeshtë varet nga veprimet tona duke bërë thirrje që të gjithë të zbatojnë rregullat.

“Të mos harrojmë se e rrafshuam kurbën. Dhe kjo do të thotë që virusi qarkullon. Ne duhet të punojmë  të gjithë së bashku duke zbatuar masat thelbësore për të ngadalësuar infeksionin,”-është shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se infeksioni nuk do të largohet edhe për disa kohë por që tashmë tani është i njohur dhe të gjithë kanë mundësi për ta menaxhuar duke zbatuar rregullat përkatëse.

Ajo  shpjegoi se është “optimiste” duke shtuar se sfida e madhe është të gjesh mënyra për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit.

Virologia theksoi se rikthimi i Covid-19 varet nga përgjegjësia e njerëzve për të zbatuar rregullat anti-covid.

“Virusi nuk ka krahë dhe pandeminë e mbajmë gjallë ne. Virusi përhapet nga njerëzit që e bartin atë. Me papërgjegjshmërinë tonë, ne do të krijojmë valën e dytë të infeksionit Covid. Ne kemi parë tashmë që në Itali koronavirusi ka qarkulluar që nga mesi i muajit dhjetor, kështu që nga mesi i dhjetorit deri në mes të shkurtit Covid ka qarkulluar pa shkaktuar shumë telashe, pra frenimi i agresivitetit të tij është e mundur.”

Po ashtu ajo nuk ka lënë pa përmendur dhe menaxhiminë e pandemisë së koronavirusit nga nga liderët botërorë duke u shprehur se COVID-19 i gjeti ata të papërgatitur. Gjithashtu ajo shtoi se Italia ka qenë një nga vendet që e ka menaxhuar mirë situatën e emërgjencës shëndetësore.

“Asnjë vend nuk ishte përgatitur për këtë pandemi dhe është parë. Italia, e cila ishte një nga vendet e para të goditura nga pandemia, arriti të menaxhojë një situatë shumë të ndërlikuar me efikasitet të denjë për një vend si i yni,”– përfundoi ajo.

Burimi:tg24.sky.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ilaria capua koronavirusi ne bote ilaria capua koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 15:29

ZVICËR– Qindra shqiptarë nëpër  botë kanë arritur suksese në fusha të ndryshme duke bërë shqiptarë jo vetëm familjarët, por gjithë vendin ku ato janë rritu...