Bota

13 Korrik 2020, 15:29 Nga DOSJA

ZVICËR– Qindra shqiptarë nëpër  botë kanë arritur suksese në fusha të ndryshme duke bërë shqiptarë jo vetëm familjarët, por gjithë vendin ku ato janë rritur.

Dy të rinj me origjinë shqiptare, Valon Asani dhe Larklind Cerkezi, me që jetojnë në Zvicër kanë krijuar diçka unike për të gjithë shqiptarët në diasporë me synimin e bashkimit të shqiptarëve që punojnë e jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Profesionistë, entuziastë, patriotë e me një mision të veçantë ekipi ka krijuar aplikacionin i cili është i ndarë në tre kategori: Dua dashuri, dua ndihmë dhe dua biznes.

Pra përmes këtij aplikacionit shqiptarët kudo në botë do të kenë mundësi të krijojnë lidhje të reja si të dashurisë, por jo vetëm. Ky aplikacion u jep mundësinë shumë njerëzve të krijojnë raporte të ngushta shoqërore dhe biznesi.

Dy sipërmarrësit Asani dhe Cerkezi kanë arritur të mbledhin së bashku një ekip fantastik nga shtete e kontinente të ndryshme të botës.

Valoni e ka ndarë edhe në rrjetet sociale këtë krijim të tijin ku shkruan: Ku janë shqiptarët e mi nga #Zurich? Ne jemi numri 4 i Aplikacionit më trend në #Zvicër tani!

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora larklind cerkezi shqiptarët ne diasporë valon asani larklind cerkezi shqiptarët ne diasporë valon asani

Sondazh

Poll