Aktualitet

U largua me leje nga burgu, shqiptari i dënuar përjetë nuk kthehet më në qeli. Policia e arreston dhe i sekuestron 5 kg her

13 Korrik 2020, 15:58 Nga DOSJA
U largua me leje nga burgu, shqiptari i dënuar përjetë nuk

GREQI- Një 43vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Greqi. Sipas mediave vendase, mësohet se shqiptari kishte qenë më parë i dënuar me burg përjetë dhe ishte arratisur. Ai kishte marrë leje për të dalë nga burgu, por pasi kishte mbaruar koha e dhënë nga autoritetet nuk ishte kthyer më në qeli.

Policia greke bën me dije se i arratisuri trafikonte heroine në Atika. Gjatë një operacioni atij iu sekuestrua një sasi heroine që e kishte me vete, që peshonte 5 kilogram dhe 50 gram.

Po ashtu iu sekuesteua dhe një peshore elektronike, një shumë parash prej 1.050 €, një pasaportë dhe letërnjoftim me emër të dyshimtë, 2 telefona celularë, një revistë dhe një pajisje plastike dërrmuese.

Shqiptari, emrin e të cilit policia e ka mbajtur të fshehtë u dënua me burg të përjetshëm për vrasje me paramendim, përpjekje për vrasje dhe komplot për të kryer vjedhje, mbajtje pa leje të armës së zjarrit dhe mbajtje të armës së zjarrit. Pas arrestimit ai do të përballet dhe me Gjykatën dhe kundër tij pritet të merret vendimi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari policia greke shqiptari ne greqi arrestohet shqiptari policia greke shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll