Bota

Thaçi tre orë brenda Prokurorisë Speciale në Hagë duke u intervistuar

13 Korrik 2020, 14:26 Nga DOSJA
Thaçi tre orë brenda Prokurorisë Speciale në Hagë

HOLANDË-Kanë kaluar tri orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet.

Kanë kaluar tre orë që pre momentit kur Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi ka hyrë në ambientet e mbrendshme të  Prokurorisë Speciale në Hagë,  ku vijon të ende të intervistohet.

Prej orës 13:00 të kësaj të hëne Presidenti Thaçi ka arritur në vendin ku është thirrur për t’u intervistuar, pas dorëzimit të aktakuzës, sipas të cilës, ai dyshohet se ka kryer mbi 100 krime gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Siç shkruajnë edhe mediat vendase Thaçi ka angazhuar për avokat, juristin e njohur amerikan, Pierre – Richard Prosper.

Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sot është president i vendit, deklaroi paraditen e sotme për mediat se “do ta kalojë këtë sfidë me sukses për djalin, familjen dhe kombin”.

Thaçi ka thënë se nëse i konfirmohet aktakuza ndaj tij, atëherë do të japë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit, në të cilët ai dyshohet për krime lufte. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hashim thaçi nën akuze prokuroria speciale në hagë hashim thaçi nën akuze prokuroria speciale në hagë

Sondazh

Poll