Bota

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kosovë rezulton me koronavirus, dyshohet se u infektua në Kuvend

13 Korrik 2020, 13:17 Nga DOSJA
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kosovë

KOSOVË– Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, e cila njëkohësisht mban postin e kryetares të Komisionit për Shëndetësi, është infektuar me koronavirus.

Lajmin për infektimin me Covid-19 e ka bërë vet deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan  se që prej  fillimit të  pndemisë është përpjekur të zbatojë masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore, por shton se prej të shtunës i janë shfaqur disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pasi i është nënshtruar  testit ku kam rezultuar pozitiv.

Dyshohet se Reshitaj është infektuar në parlamentin e Kosovës, pasi siç shkruan vet ajo, simptomat e para iu shfaqën menjëherë pas seancës të së premtes.

“Të nderuar qytetarë, miq e kolegë, Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre. Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv. Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.  Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.  Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.”- ka shkruar ajo.

Deri më tani në gjithë territorin e Kosovës janë infektuar me Covid-19 4.931 persona, nga të cilët 102 kanë ndërruar jetë, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albena reshitaj me covid koronavirusi ne kosove kosove albena reshitaj me covid koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll