Bota

Deputeti i PDK-së në Kosovë rezulton i infektuar me koronavirus

13 Korrik 2020, 12:24 Nga DOSJA
Deputeti i PDK-së në Kosovë rezulton i infektuar me koronavirus

KOSOVË– Koronavirusi nuk po kursen më as lider, artistë dhe politikanë. Në Kosovë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka rezultuar i prekur nga Covid-19. Ky lajm është bërë me dije nga vet deputeti Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në postimin e tij deputeti ka shkruar se pavarësisht se është përpjekur që të tregohet i kujdesshëm, ka rezultuar pozitiv për virusin. Ndër të tjera ai ka njoftuar gjithashtu se është mirë dhe se përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

“Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.”-  ka shkruar Tahiri.

Postimi i Plotë:

Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.

Deri më tani në gjithë territorin e Kosovës janë infektuar me Covid-19 4.931 persona, nga të cilët 102 kanë ndërruar jetë, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni abelard tahiri abelard tahiri me covid koronavirusi ne kosove abelard tahiri abelard tahiri me covid koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll