Bota

ZHURMË e madhe për kthimin e Hagia Sophias në xhami, vendoset kush do të jetë IMAMI i parë i saj, cili është boshnjaku F

13 Korrik 2020, 12:04 Nga DOSJA
ZHURMË e madhe për kthimin e Hagia Sophias në xhami, vendoset

TURQI– Ferruh Mustuer, me origjinë bosnjake, do të jetë imami i parë i Hagia Sophias, e cila pritet që të kthehet në xhami. Lajmi është publikuar nga mediat turke, të cilat kanë publikuar edhe të dhëna lidhur me jetën e tij.

Ferruh Muştuer lindi në 1971 në Kütahya. Mes viteve 2006 dhe 2010, ai shërbeu si shërbyes fetar në Austri, ndërsa në vitin 2015 mori zuri vendin e parë në Konferencën Ndërkombëtare të Leximit të Lirë të Kuranit, që u mbajt në Kuvajt.

Muştuer, ka shërbyer që prej vitit 2013 si imam i Xhamisë së Re në Stamboll “Eminönü”. Imami Muştuer është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Të premten e 10 korrikut, në Turqi një gjykatë turke anuloi statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një ndër vendet kulturore me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shndërrimi i saj ka shkaktuar shumë reagime kundër vendimit të marrë nga qeveria Erdogan. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ferruh mustuer kthimi shen sofise ne xhami ferruh mustuer kthimi shen sofise ne xhami

Sondazh

Poll