Bota

Vendimi i Qeverisë: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnjës mund të kalojnë në Kosovë vetëm me testin

13 Korrik 2020, 13:33 Nga DOSJA
Vendimi i Qeverisë: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit

KOSOVË– Ditën e sotme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike, ku ka miratuar disa masa të reja për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë mënyrë me vendim të  Qeverisë së Kosovës, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnje e Hercegovinës, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa  pasur me vete vërtetimin se kanë rezultuar negativ në testimet për COVID-19.

“Qeveria ka aprovuar edhe vendimin me të cilin obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinës, që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të dëshmojnë se nuk vuajnë nga COVID-19, me anë të vërtetimit që dëshmon testin RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës.”- thuhet në  vendimin e Qeverisë.

Gjithashtu në këtë vendim, përveç përjashtimisht nga ky vendim, të gjithë qytetarët e këtyre vendeve, gjatë hyrjes përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për test RT-PCR, por ata do të nënshkruajnë një deklaratë ku deklarohen se në afat prej 3 orëve do ta lëshojnë territorin e Republikës së Kosovës.

“Edhe qytetarët e këtyre vendeve që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për udhëtim në vendet e treta, nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për test RT- PCR. Transportuesit që vijnë nga këto vende në Republikën e Kosovës nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për testin RT-PCR, por janë të detyruar të respektojnë protokollet për transport ndërkombëtar. Edhe transporti i organizuar me autobusë ose linja të rregullta ndërkombëtare në transit nga këto vende, nuk duhet të prezantojnë vërtetimin për testin RT-PCR, por ata nënshkruajnë deklaratën me të cilën obligohen të lëshojnë territorin e Republikës së Kosovës brenda 5 orëve.  Të liruar nga obligimi për prezantim të testit RT-PCR janë edhe diplomatët e huaj nga shtetet e lartë cekura që janë të akredituar në RKS, si edhe familjarët e tyre. Gjithashtu janë liruar nga prezantimi i testit RT-PCR të gjithë shtetasit e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilët kanë edhe shtetësinë e Republikës së Kosovës, nëse kanë vendbanim në Kosovë.”-raportohet në vendimin e Qeverisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove vendimi i qeverise se kosoves koronavirusi ne kosove vendimi i qeverise se kosoves

Sondazh

Poll