Bota

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Qeveria e Kosovës bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në publik për qytetarët 

13 Korrik 2020, 12:37 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Qeveria e Kosovës bën

KOSOVË– Në Kosovë situata e pandemisë është teje e vështirë, pasi ditë pas dite shënohen raste të reja të të infektuarëve me koronavirus, gjithashtu edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm.

Kështu në gjendur në këtë situatë aspak të qetë, qeveria e Kosovës ka vendosur që të bëjë të obligueshme mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre.

Ky vendim është marrë ditën  e sotme  në mbledhjen e 13-të të Qeverisë.

“Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme për ndërmarrjen e masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19 është për obligimin e të gjithë banorëve të Republikës së Kosovës që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2m në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre. Vendimi obligon gjithashtu që të gjitha institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët.”- thuhet në vendimin e Qeverisë.

Gjithashtu listës së qyteteve që duhet të izolohen në karantinë nga ora 21:00 deri në orën 5:00 u janë shtuar edhe Mitrovica e Jugut, Gjilani, Fushë-Kosova dhe Shtërpca.

Deri më tani në gjithë territorin e Kosovës janë infektuar me Covid-19 4.931 persona, nga të cilët 102 kanë ndërruar jetë, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove mbajtja e maskave me detyrim koronavirusi ne kosove kosove mbajtja e maskave me detyrim

Sondazh

Poll