Bota

I rrethuar nga mbështetës, presidenti Hashim Thaçi hyn në gjykatën e Hagës: Ky është çmimi im për lirinë! (FOTO+VD)

13 Korrik 2020, 11:17 Nga DOSJA
I rrethuar nga mbështetës, presidenti Hashim Thaçi hyn në

HOLANDE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hyrë në godinën e dhomave Speciale ku ndodhet Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Që prej orës 13:00, Thaçi do të merret në pyetje në lidhje me krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij, Kadri Veselit dhe disa ish-ushtarëve të tjerë të UCK. Në mbështetje të presidentit ndodhen dhjetëra persona, shqiptarë të Kosovës dhe komunitet i diasporës shqiptare.

Vetë presidenti, para gazetarëve tha: Sot, Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri. Kosova është një storje suksesi dhe për këtë jam krenar.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit, në të cilët ai dyshohet për krime lufte. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaci ne hage hashim thaci hashim thaci ne hage

Sondazh

Poll