Sport

VIDEO/Vazhdon dhuna në futbollin shqiptar, lojtarët vendas sulmojnë arbitrin, furgonat e policisë detyrohen të futen në fu

12 Korrik 2020, 19:10 Nga DOSJA
VIDEO/Vazhdon dhuna në futbollin shqiptar, lojtarët vendas

PATOS-Kategoria e Dytë vazhdon të prodhojë dhunë. Javën e kaluar ishte një futbollist i Adës së Velipojës që dhunoi një gjyqtar në takimin Gramshi-Ada. Edhe këtë javë në Patos, në takimin Albpetrol-Maliqi, shënjestër e dhunës ka qënë arbitri Erjon Bastari si dhe disa futbollistë të Maliqit. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit dhe atyre shqiponja, për të shmangur një ngjarje të rëndë.

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë foto dhe video ekskluzive nga ngjarja në Patos. “Na diskriminuan”, dëgjohet të thotë në sfond, mesfushori i Maliqit, Shkëlzen Take. Në pamje vërehen edhe forcat e shumta të policisë që shoqërojnë ekipin e Maliqit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll kategoria e dyte futboll kategoria e dyte

Sondazh

Poll