Sport

Numrat flasin për Cristiano Ronaldon, 18 gola në 2020, Immobile është vetëm një hap larg

12 Korrik 2020, 13:59 Nga DOSJA
Numrat flasin për Cristiano Ronaldon, 18 gola në 2020, Immobile

TORINO-Numrat flasin qartë. Nëse ka një mbret që drejton Juventusin, ky është Cristiano Ronaldo. Mbrëmë në Allianz Stadium një dygolësh ndeshjen ndaj Atalantas e, në të njëjtën kohë, gur i rëndësishëm drejt titullit kampion. Dy gola për të festuar dy vitet nga ardhja e tij tek bardhezinjtë (ishte 10 korrik 2018). Për asin portugez bëhet fjalë për dygolëshin e dytë me penallti në Serie A pas astij të shkurtit kundër Fiorentinës. Por për të bërë përshtypje janë 18 golat e shënuar në vitin 2020, tre më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat kryesore evropiane. ë përgjithësi, janë 28 gola në 28 ndeshje sezonale në Serie A.

Të gjashtë golat e fundit të CR7 në Stadium në Serie A kanë ardhur me goditje standarde. Vetëm një herë në karrierë, sulmuesi i Juventus kishte shënuar pesë radhazi me topa të ndaluar në shtëpi: në shkurt 2009, me Manchester United. Renditja aktuale e golashënuesve e sheh atë në vendin e dytë pas Ciro Immobile i cili ka 29 gola.

Ronaldo, megjithatë, është në 28 me 11 penallti të shënuara. Në fund, edhe çështja e Këpucës së Artë: sulmuesi bardhezi ka 6 gola më pak se Lewandowski në renditjen speciale, por polaku i Bayern e ka mbyllur kampionatin, ndërsa portugezi ka edhe 6 ndeshje për të luajtur.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport immobile juventus ronaldo immobile juventus ronaldo

Sondazh

Poll