Politike

Deputetët e opozitës shpallin fitoren për hapjen e listave, shtrohen me mish e birra në majë të malit (FOTO)

12 Korrik 2020, 14:30 Nga DOSJA
Deputetët e opozitës shpallin fitoren për hapjen e listave,

TIRANË- Deputetët e opozitës së re kanë shpallur “fitoren” për votimin në parimë të kërkesave të tyre për ndryshimin e Kushtetutës. Ylli Shehu, i cili njihet për pasionin e tij për të ngjitur malet, pasi e ka treguar edhe herë të tjera në mediat sociale, në ekspeditët e fundit ka marrë me vete dhe kolegët e tij të opozitës.

Ylli Shehu, Myslim Murrizi, Korab Lita dhe Halit Valteri, shihen në disa foto teksa kanë shtruar një drekë me mish e birra në majën e një mali. Ata shihen që nuk respketojnë asnjë masë kundër COVID-19, pasi pozojnë shumë afër njëri-tjetrit.

Ligjvënësit në këtë udhëtim janë shoqëruar dhe nga disa qytetarë të tjerë, ku bashkë me ta duket se po festojnë fitoren për miratimin në parim të kërkesave të tyre për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

Ata kanë arritur që të bindin Ramën për kërkesat e tyre, por në ketë festë mungojnë Nimet Musai dhe Edmond Stojku, dy miqtë e pandarë të Murrizit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri myslim murrizi opozita e re ylli shehu halit valteri myslim murrizi opozita e re ylli shehu

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2020, 09:58

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish lidhur me raportin e fundit të “Moody-s”. Në një status në rrjetet e saj socia...