Politike

Shkarkimi i Metës, Komisioni bën gati raportin, më 20 korrik shkon në Kuvend, caktohen dy relatorët

13 Korrik 2020, 05:26 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, Komisioni bën gati raportin, më 20 korrik

TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, do të mblidhet sërish ditën e premte, ku do të paraqiten raportet paraprake nga të dy palët. Kreu i Komisionit, Ulsi Manja,u shpreh, se Komisioni e ka përfunduar tashmë hetimin administrativ, por nga deputetët u kërkua një raport paraprak, përpara se të përpilohej raporti final.

Nga votimi në mbledhje, u vendos, që realtore për mazhorancën do të jetë Klotilda Bushka, ndërsa për opozitën e re, Halit Valteri, ndërsa u la si afat dita e premte për prezantim. Më pas, 3 ditë më vonë do të hartohet edhe raporti final, i cili do t’i dorëzohet Kuvendit.

Në fillim të mbledhjes, Manja tha se raporti do të jetë gati më 18 korrik, por deputeti Bashkim Fino kërkoi më shumë kohë.

Gjatë mbledhjes, pati edhe një përplasje mes kreut të Komisionit, Ulsi Manja dhe deputetit Alban Zeneli. Ky i fundit u shpreh, se komisioni po shkon në traditën e të tjerëve ku nuk ka pasur gjetje paraprake, ndërsa përsëriti edhe njëherë qëndrimin e opozitës së re, e cila ka qenë kundër shtimit të objektit hetimor. Manja ndërkohë u përgjigj, se Komisioni e ka të përcaktuar objektin dhe kërkohet një analizë teknike.

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka marrë në shqyrtim dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, si dhe veprimet e tij për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Pak ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Venecias, Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij dhe me faj bëhet KED, pasi sipas Komisionit ka vepruar në fshehtësi dhe nuk ka qenë transparente. Po ashtu Venecia kërkoi dhe bashkëpunim mes palëve për vijimin e punës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.

Ndërkohë nga ana e maxhorancës ka pasur ‘zbutje’ në lidhje me kërkesën për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Vetë Ulsi Manja u shpreh se ka parë reflektim tek Meta.

(f.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll

Politike 12 Korrik 2020, 09:58

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish lidhur me raportin e fundit të “Moody-s”. Në një status në rrjetet e saj socia...