Politike

12 Korrik 2020, 09:58 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish lidhur me raportin e fundit të “Moody-s”. Në një status në rrjetet e saj sociale, Tabaku shkruan se reagimi i Ministrisë së Financave ishte i gabuar pasi raporti nuk shënonte asnjë gjë të mirë për Shqipërinë.

Tabaku ka shtuar nuk është vetëm Moody’s që tregon kalbëzimin e ekonomisë shqiptare, por edhe FMN, OECD, BERZH, Banka Botërore dhe institucione të tjera ekononie.

POSTIMI I PLOTË: 

Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik. Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive por vlerësimin e ekonomisë. Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie. Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen. Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar.

“Moody” ka publikuar raportin e radhës për ekonominë e Shqipërisë. Vendi sërish konsiderohet si ekonomi B1, ndërsa Ministria e Financave e sheh këtë vlerësim si pozitiv. Ndërsa edhe dje ish-deputetja Tabaku vuri në dukje vërejtjet e raportit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku raporti i moody jorida tabaku raporti i moody

Sondazh

Poll