Politike

Basha si Rama, nis ditën me fjalët e ish-presidentit amerikan: Lirinë s’ia lamë në gjak fëmijëve, duhet mbrojtur dhe…

12 Korrik 2020, 07:16 Nga DOSJA
Basha si Rama, nis ditën me fjalët e ish-presidentit amerikan:

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur këtë të dielë me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së, Ronald Regan.

Basha ka publikuar në rrjetin e tij social në Twitter një foto të presidentit republikan, një thënie për lirinë. Mesazhi i fotos ishte se liria e çdo vendi apo çdo individi nuk trashëgohet, por fitohet.

“Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes. Ne nuk ua kaluam atë fëmijëve tanë përmes gjakut. Duhet luftuar dhe mbrojtur dhe duhet trashëguar njësoj siç bëmë dhe ne,”-shkruan Basha duke cituar presidentin Reagan.

Regan ka qenë presidenti i 4-të i Amerikës, dhe ka shërbyer si i tillë në vitet 1981-1989.
Në moshën 73-vjeçare kur u rizgjodh në 1984, u bë personi më i vjetër i zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara. Ai njihet si “Komunikuesi i Madh” sepse ishte një folës i mirë në publik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ronald regan lulzim basha ronald regan

Sondazh

Poll