Aktualitet

Sherr në Krujë, xhaxhai kapet me grushte me dy nipat, prangosen të tre

13 Korrik 2020, 08:30 Nga DOSJA
Sherr në Krujë, xhaxhai kapet me grushte me dy nipat, prangosen

KRUJË– Tre persona janë vënë në pranga pasi janë përfshirë në një sherr mes tyre.

Sipas njoftimit nga Policia e Krujës, mësohet se bëhet fjalë për dy vëllezër dhe xhaxhain e tyre. Të tre këta janë përfshirë në një sherr me grushte, për motive të dobëta.

Dy vëllezërit me inicialet A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç dhe xhaxhai i tyre me inicialet  F. D., 40 vjeç, janë ndarë nga njëri-tjetri me ndërhyrjen e policisë. Ata janë prangosur dhe akuzohen për dhuën në familje.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç (vëllezër) dhe F. D., 40 vjeç, (xhaxhai), banues në Fushë Krujë”. Sipas policisë, këta shtetas, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje sherr ne kruje xhaxhai rrihet me nipat kruje sherr ne kruje xhaxhai rrihet me nipat

Sondazh

Poll