Aktualitet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një prej të plagosurve në Elbasan, 45-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës, e b

13 Korrik 2020, 05:53 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një prej të

TIRANË– Një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin Elbasan-Peqin, është në gjendje të rëndë.

Dosja.al mëson se personi në fjalë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku pritet të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ai është drejtuesi i mjetit “Opel”, që u përplas një ditë më parë pranë fshatit Përpaim. 45-vjeçari, po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij në momentin që ndodhi aksidenti.

Në spital ndodhet e shtruar edhe njëra nga vajzat, e cila është future në terapi intensive. Ndërkohë tre persona të tjerë, mbetën të lënduar lehtë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, mjeti i llojit “Opel”, u përplas me një tjetër makinë, dhe të dy mjetet përfunduan të përmbysura.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll