Aktualitet

Tentoi të hidhte në erë banesën e 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim

13 Korrik 2020, 07:33 Nga DOSJA
Tentoi të hidhte në erë banesën e 17-vjeçares së

FUSHË KRUJË- Një person me inicialet A.B., 23 vjeç, banues në Krujë,  është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, personi i shpallur në kërkim, akuzohet se ka qenë ai personi që ka vënë lëndën plasëse në shtëpinë e 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht.

Informacioni zyrtar shton më tej se ai ka hedhur lëndën plasëse, në banesën e 17-vjeccares në periferi të Fushë Krujës dhe më pas është larguar.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale. Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:00. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi për fat të mirë, e zonja e shtëpisë, e ëma e 17-vjeçares së shfrytëzuar seksualisht, e ka vënë re dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse. Për rastin e 17-vjeçares, një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona.

Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur;  A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni nikla tritol ne fushe kruje operacioni nikla tritol ne fushe kruje

Sondazh

Poll