Aktualitet

FOTO/ Riaktivizohet vatra e flakëve ne malin e Gjallicës, kuksianët kërkojnë ndihmë: O zjarri o ne, ejani ta shuajmë!

13 Korrik 2020, 06:55 Nga DOSJA
FOTO/ Riaktivizohet vatra e flakëve ne malin e Gjallicës,

KUKËS– Vatra e zjarrit në malin e Gjallicës, e cila u shua dy ditë më parë, është aktivizuar sërish. Mësohet se prej disa orësh, zona e thepisur në këtë mal, në mbi 2 mijë metra lartësi është përfshirë sërish nga flajët.

Ekipet e zjarrfikëses në Kukës janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë banorët kërkojnë ndihmë.

Përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale, ata kanë kërkuar që kush të mundet të shkijë të shuajë zjarrin bashkë me ta.

Pak ditë më parë, për 30 orë rresht një zonë e madhe në malin e Gjallicës qëndroi nën pushtetin e flakëve.

Një numër i madh pishash u dogjën. Dosja.al solli pamje nga ku dukej se zjarrfikësit e zinës dhe banorët, arritën të fiknin gjithçka me mjete rrethanore. Ata kërkuan ndihmë nga ajri por autoritetet vendase nuk reaguan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes zjarr ne malin e gjallices kukes zjarr ne malin e gjallices

Sondazh

Poll