93 viktima dhe 1415 aktivë me Covid-19/ Sot hapet spitali Covid-2, bilanci i rënduar mbylli Sanatoriumin, të shtruar do të t
13 Korrik 2020, 06:21Nga DOSJA
TIRANË– 93 viktima dhe 3454 të infektuar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri pas 32353 testimeve të bëra që nga nisja e pandemisë. Aktualisht, raste aktive janë 1415, ndërsa 1946 të tjerët e kanë kaluar tashmë koronavirusin dhe janë përmirësuar.
Gjatë 24 orëve të fundi u shënuan 4 të vdekur dhe 83 raste të reja të infektuara prej koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë përditësoi të dhënat lidhur me pandeminë e COVID-19, duke bërë me dije se brenda 24 orëve kanë humbur jetën 4 persona, dy 57-vjeçare, dhe dy të moshuar.
Dy prej viktimave, 57 vjeç ishin nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75-vjeçar nga ishte Durrësi, ndërsa viktima më e moshuar ishte një 81-vjeçare nga Tirana.
57-vjeçarja nga Shkodra ishte një person mjaft i njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për ish-volejbollisten Gonxhe Rexhepi. Kjo e fundit nuk mundi dot të mbijetonte ndaj Covid-19 dhe nga ky lajm kanë mbetur të shokuar të gjitha ish-koleget e saj.
Ndërkohë, aktualisht tek Infektivi janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 janë intubuar në gjendje të rëndë.
Ditën e sotme hapet edhe Sanatoriumi, i cili është kthyer në një spital Covid-2. Ndërsa të gjithë ata që po kurohen aktualisht tek Sanatoriumi do të transportohen te ish-Kirurgjia, e cila është planifikuar që të jetë spitali COVID-3.
Dosja.al raportoi një ditë më parë për 12 raste të reja në Berat. 10 nga këto, janë raste kontakti të familjarëve të cilët janë konfirmuar si të prekur një ditë më parë dhe 2 të tjerë janë raste të reja.
Një është punonjëse e qendrës “Lira”, ndërsa rasti tjetër ka dalë nga Spitali Rajonal Berat.
Një rast i ri me koronavirus është shënuar në Gjirokastër. Një pedagoge në Fakultetin e Ekonomikut e konfirmuar më parë me COVID-19, ka infektuar kolegen e saj. Ndërkohë që në Përmet janë shënuar dy raste të reja që kanë pasur kontakte me arkëtaren e zyrës në qytetin e Përmetit.
Gjitashtu, një mekanik në minierën e kromit në Bulqizë është infektuar me koronavirus. Mësohet se i prekuri ka patur kontakte me vëllanë e mjekut epidemiolog të infektuar, Afrim Sula. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë marrë edhe 19 tamponë të tjerë të të gjithë personave që kanë pasur kontakte me mekanikun.
Këto raste të reja priten të konfirmohen në bilancin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho, ka reaguar sërish në lidhje me shifrat e rënduara për situatën e Covid-19 në Shqipëri. Përmes një statusi ...
TIRANË– Një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin Elbasan-Peqin, është në gjendje të rëndë. Dosja.al m...
SHKODËR– Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik.Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 06:00 t...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë bllokimin e pushuesve në trafik, ndër...
TIRANË- Portali që financohet nga Aleksandër Frangaj dhe Arben Ahmetaj ka arritur sot nje rekord shpifjesh ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, B...
TDURRËS– Muhamed dhe Khaled janë dy të rinj që kanë mbërritur në Shqipëri nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme. Dëshira për t’i shpëtuar skamjes...
ITALI- Një sherr masiv ka ndodhur sot në Itali, ku mes personave që patën përplasje fizike kishte dhe disa shqiptarë. Sipas mediave vendase shqiptarët ishin org...
TIRANË- Tre aksidente kanë ndodhur në orët e fundit në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioenve të deritanishme, mësohet se aksidentet kanë qenë të ...