Aktualitet

Gjiknuri kërkoi emër të ri, Artan Lame shkon vetë në Vlorë dhe emëron drejtuesin e ri të Kadastrës: Do e shihni ndryshi

13 Korrik 2020, 08:35 Nga DOSJA
Gjiknuri kërkoi emër të ri, Artan Lame shkon vetë në

VLORË– Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka prezantuar kryeregjistruesin e ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binajn. Prezantimi i emrit të ri, u bë në ish-shtëpinë e oficerëve, që sipas Lames do të kthehet në zyrën e re të Kadastrës.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se qarku i Vlorës ka qënë një nga më problematikët në Shqipëri sa i përket regjistrimit të pronave, duke shtuar edhe fluksin nga tre bashkitë; atë të Vlorës, Himarës dhe Selenicës. Gjithashtu Lame ka adresuar edhe ndërrimin e shpeshtë të drejtorëve të Kadastrës duke e cilësuar si një barcaletë, megjithatë ka shtuar se me emërimin e drejtorit të ri, Vlora do të shohë ndryshimin.

“Askund si në Vlorë ka pasur probleme. Për fat të keq Vlora po paguan kusuret e 30 viteve në papërgjegjshmërinë e pronave. Kanë qënë vendimet e Prokurorisë që kanë zbuluar grabitjet e pronave shtetërore dhe private. E them këtë se Vlora nuk është vetëm bregdet.Regjistrimi i tokave bujqësore ka asur probleme në regjistrim. Fushë tjetër problematike ka qënë edhe ai i legalizimeve. Drejtoria e Vlorës është një nga më të rëndësishmet, ka 106 zona kadastrale dhe ofron shërbime për Vlorën, Himarën dhe Selenicën. Janë ende 28 zona pa regjistrim. Për shkak të problemit të regjistrimeve këtu, regjistrimet po ndiqen në Tiranë. Detyra kryesore e drejtorit të ri do të jetë ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Në rastin e Vlorës, kemi bashkinë e Selenicës për përfundimin e regjistrimit të zonave kadastrale. Kadastra është e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha bashkitë. Prezantimin e sotëm po e bëjmë në shtëpinë e oficerëve. Këtu do bëhet selia e re e Kadastrës. Jam i bindur që shumë shpejt Vlora do ta bëjë ndryshimin, kam bindjen se drejtori i ri do të ketë edhe një komunikim të mirë. E ka këshillë nga unë: kontaktet me median. I drejtohem çdo të riu dhe të reje, gjeodet etj. Ne kemi mangësi në këtë profesione, të vijnë dhe të punësohen në Kadastër. Duam sa më shumë të rinj. Është kthyer në barcaletë çështja e drejtorëve të Vlorës, por më mirë në barcaletë se në tragjedi. Do ta shihni vetë ndryshimin në Vlorë,”-tha Lame në fjalën e tij.

Përveç drejtorit të Përgjithshëm, një fjalë të shkurtër mbajti edhe kryeregjistruesi i ri, i cili bëri një rezyme të shkurtër të CV-së së tij para mediave.

“Kam punuar pranë zyrave vendore në Kuvendin e Shqipërisë, në sektorin e marrëdhënieve me publikun, ku jam njohur nga afër me problematikat e qytetarëve. Një pjesë më e madhe ka pasur të bëjë me pronat. Për punën e Kadastrës në Vlorë, të flasim veprat dhe jo fjalët. I ftoj të gjithë qytetarët që të aplikojnë tek e-albania,”-tha Binaj.

Pak ditë më parë Dosja.al publikoi një lajm në të cilin shkruhej se Kadastra e Vlorës kishte thuajse një muaj pa një “kokë”, dhe deputeti i qarkut Damian Gjiknuri kërkoi një emër për postin e mbetur bosh.

Nuk dihet nëse edhe emri i ri do të zgjedhë të largohet nga detyra ashtu si edhe parardhësit e tij. Prej vitesh, problemet me pronat në qark kanë “ngrënë kokat” e shumë drejtuesëve, të cilët kanë zgjedhur që të largohen nga detyra.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Juregn Pilkati (15 ditë si shef), Viola Hima (4 ditë në detyrë), Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020), Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi binaj artan lame jurgen pilkapi kadastra e vlores andi binaj artan lame jurgen pilkapi kadastra e vlores

Sondazh

Poll