Aktualitet

U emërua drejtor i Kadastrës në Vlorë, Binaj: Le të flasin veprat, aplikoni të gjithë tek e-albania

VIDEO
Kryeregjistruesi i Vlorës, Andi Binaj tha se është i njohur me problematikat e Kadastrës së Vlorës dhe se vjen për të bërë ndryshimin. 
Featured image of article: U emërua drejtor i Kadastrës në Vlorë, Binaj: Le të flasin veprat, aplikoni të gjithë tek e-albania Andi Binaj

VLORË– Andi Binaj është emri i ri i kreut të Kadastrës së Vlorës. Ai u prezantua para mediave nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Pas prezantimit të Lames, Binaj mbajti një fjalë të shkurtër për mediat, duke përmbledhur edhe një rezyme të CV-së së tij. Binaj tha se është i njohur me problematikat e Kadastrës së Vlorës dhe se vjen për të bërë ndryshimin. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam punuar pranë zyrave vendore në Kuvendin e Shqipërisë, në sektorin e marrëdhënieve me publikun, ku jam njohur nga afër me problematikat e qytetarëve. Një pjesë më e madhe ka pasur të bëjë me pronat. Për punën e Kadastrës në Vlorë, të flasim veprat dhe jo fjalët. I ftoj të gjithë qytetarët që të aplikojnë tek e-albania,”-u shpreh ai. 

Andi Binaj do të zëvëndësojë Jurgen Pilkapin, që dha dorëheqjen nga posti pas 15 ditëve në detyrë. Emri i tij u kërkua me ngulm edhe nga deputeti i zonës, Damian Gjiknuri, pasi posti ishte bosh prej më shumë se një muaji.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment