Bota

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, 6 viktima dhe 136 të infektuar në 24 orët e fundit

12 Korrik 2020, 15:51 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, 6 viktima dhe 136 të infektuar

MAQEDONI E VERIUT-Në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 pacientë me Covid-19, dhe kanë rezultuar pozitivë me virus 136 persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm i të infektuarve në 8.111.

Lajmi është bërë me dije nga autoritetet qeveritare në vend, ku ndër të tjera shtojnë se janë  janë kryer plot 991 teste, nga ku 136 prej tyre rezultuan të infektuar me koronavirus.

Shpërndarja e rasteve të reja me Covid-19 është kështu:

Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strrumicë-2, Radovisht-2, Krushevë-2, Koçani-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4 dhe Resnjë-4.

Ndërsa 6 viktimat nga koronavirusi janë regjistruar dy në Shkup, një në Kumanovë, dy në Strugë dhe 1 në Gostivar. Kështu numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 382.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll