Bota

Kriza e pandemisë/ Mijëra qytetarë protestojnë në Izrael për gjendjen e rënduar ekonomike

12 Korrik 2020, 15:28 Nga DOSJA
Kriza e pandemisë/ Mijëra qytetarë protestojnë në

IZRAEL-Në Izrael kanë nisur protesta masive për gjendjen e rënduar ekonomike  si shkak i pandemisë Covid-19.

Nga mediat e huaja është raportuar se mbrëmjen e së shtunës mijëra izraelitë kanë protestuar në sheshin kryesor Rabin në Tel Aviv, teksa shprehen se menaxhimi i Covid-19 nga qeveria  është shumë i keq, dhe jo i duhuri.

Ndërkohë protestuesit shihen me maska, por nuk kanë  ruajtuar  distancimin social. Të rinjtë dhe pronarët e bizneseve të mesëm janë të pa kënaqur nga fondet që shteti ka vendosur për ti ndihmuar.

Fondet janë të pamjaftueshme dhe janë vendosur me shumë vonesë, kemi 4 muaj pa punë dhe 40 punëtorët e mi akoma nuk kanë përfituar asnjë qindarke.”- ka deklaruar Michal Gaist-Casif, nënkryetar i një kompanie ndriçimi.

Ndërsa kryeminstri izraelit,  Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një takim me aktivistët të premten, për të diskutuar për problemet që ata kanë.

“Ne do t’i përmbushim angazhimet tona duke përfshirë pagesat e menjëhershme që ne duam t’ju japim biznesit në nevojë.”- tha ai.

Deri më tani në Izrael numërohen 38,213 të  infektuar ku  749 janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit, ndërsa 358 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Izrael, prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne izrael protesta ne izrael rabin në tel aviv koronavirusi ne izrael protesta ne izrael rabin në tel aviv

Sondazh

Poll