Aktualitet

Debati për Camajn e Koliqin, Tare vijon replikat dhe ironizon ish-deputetin e PD: S’është Nard Ndoka, të qesh apo të shku

12 Korrik 2020, 13:16 Nga DOSJA
Debati për Camajn e Koliqin, Tare vijon replikat dhe ironizon ish-deputetin

TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka vijuar replikat me historianët dhe akademikët në vend, të cilët i dolën kundër shkrimit të tij për shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi. Në një postim në mediat sociale, Tare i është përgjigjur historianit dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi.

Tare ironizon Gurakuqin dhe thotë se është në dilemë për të nisur ditën me buzën në gaz apo të shkulë flokët nga ato që dëgjon. Më tej në shënimin e tij, ai ka publikuar dhe një dokument që është marrë nga arkiva e CIA-s në SHBA, ku bëhet me dije se Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd.

“Të nisësh të dielën me buzën në gaz apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja kur dëgjon “historianë” që mësojnë brezin e ri në këtë vend. “Ernest Koliqi ishte një pikë referuese për perëndimin se e dinin se nga çfarë qyteti vinte”. “Blloku Kombëtar Indipendet, partia më europianiste që ka formësuar Shqipëria, Parti neo konservatore e formatit britanik.

Please mos qeshni, nuk është Nard Ndoka, por është Romeo Gurakuqi me profesion historian në universitet. Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të CIA-s, për disa nga këta europianë neo konservatore të tipit britanik. Sipas këtij raporti, Nikoll Gjonamarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për t’u argëtuar gjatë qëndrimit në Beograd”, shkruan studiuesi Tare.

Pak ditë më parë Romeo Gurakuqi u përfshi në debatin e hapur nga studiuesi Auron Tare. Në një intervistë televizive, Gurakuqi shprehej se kemi të bëjmë me falsifikimin të historisë dhe Auron Tare do të duhet të japë llogari mbi arsyet që e ka bërë.

DEBATI PËR STUDIMIN E TARES

Disa ditë më parë, Auron Tare botoi studimin për dy shkrimtarët, Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Gjithashtu ai shton, se Koliqi ka ndihmuar Camajn, për të kapërcyer dyshimet se ishte i dërguar i komunistëve. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Shumë studiues dhe Akademia e Shkencave kanë dalë kundër Tares, ndërkohë që Autoriteti i Dosjeve ka nisur një hetim administativ për këtë çështje. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare ernest koliqi martin camaj romero gurakuqi studimi i auron tares auron tare ernest koliqi martin camaj romero gurakuqi studimi i auron tares

Sondazh

Poll