Aktualitet

Tentoi të kalonte 4 sirianë drejt Kosovës nga Morina, arrestohet 21-vjeçari nga Tirana, s’kishte as patentë

12 Korrik 2020, 12:47 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte 4 sirianë drejt Kosovës nga Morina, arrestohet

KUKËS– Një 21-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi u kap në fshatin Morinë teksa po tentonte që të kalonte katër shtetas sirianë.

Mësohet se 21-vjeçari me iniciale K. V., kishte për qëllim të kalonte në Kosovë katër shtetasit kundrejt një shume parash, me makinën e tij ‘Volkswagen’, ndërkohë që nuk kishte as patentë. 

I riu me iniciale K. V do të përballet në gjykatë me akuzat “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kukës

Vijojnë kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, në zbatim të planit të përbashkët të masave mes DVP Kukës e Policisë Kuiftare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.

Në kuadër të kontrolleve evidentohet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Shtetasi K. V., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes polcia e shtetit kukes polcia e shtetit

Sondazh

Poll