Bota

Nis video-konferenca, Borrell: Është marrëveshje vendimtare për Kosovën dhe Serbinë, BE-ja do të mbështesë dialogun

12 Korrik 2020, 08:26 Nga DOSJA
Nis video-konferenca, Borrell: Është marrëveshje vendimtare

BRUKSEL–  Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josef Borrell ka hapur video-konferencën mbi dialogun Kosovë-Serbi që po mbahet ditën e sotme.  Ai ka thënë se BE-ja do të në mbështesë dialogun Kosovë -Serbi.

Më tej Borrell, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese.

Sipas shefit të diplomcisë së BE-së, mungesa e një zgjidhjeje e pengon zhvillimin e të dyja palëve.

 “Jam i lumtur se po rifilojmë tani dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës permes video-konfetrencës për shkak të rrethanave. Mirëpres përkushtimin e të dyja palëve. Synimi ynë është i qartë, të rifillojmë punën serioze dhe të ngjeshur për normalizimin e raporteve mes dy palëve. Sot jam i shoqëruar nga përfaqësuesin i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme të mbështes dhe lehtësojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve. Një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura. Një marrëveshje e tillë është kruciale për të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Është thelbësore për perspektivën evropiane të tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E gjithë kjo është thelbësore edhe për Bashkimin Evropian. E dimë se nuk është një proces i lehtë, nuk ka qënë asnjëherë, por ka një urgjencë që të punohet drejt paqes dhe stabilitetit për të ardhmen tonë të përbashkët. Kjo kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. Nuk ka qenë kurrë lehtë të gjendet zgjdije për problemet që kanë zgjatur aq shumë dhe aq të dhimbshme, por kjo është arsyeja pse sot jemi këtu për të provuar përsëri.”- ka thënë Borrell.

Ky është takimi i parë i  një niveli të lartë që nga viti 2018, që më pas do të pasohet nga një takim në Bruksel më 16 korrik. Pavarësisht se është një takim online, do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti borrell dialogu kosove-serbi avdullah hoti borrell dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2020, 08:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,355,781 të infektuar dhe janë ...