Presidenti Trump premton rrugë drejt shtetësisë për të rinjtë imigrantë
SHBA– Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga deportimi i menjëhershëm nuk do të zhbëhet. “Do t’u ofrojmë këtyre të rinjve një rrugë drejt shtetësisë,” tha ai.
Por nuk do të ketë amnisti, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere, pas intervistës së presidentit.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë theksonte se urdhri ekzekutiv do të krijonte një sisitem imigrimi në bazë të meritave dhe se presidenti do të punonte me Kongresin për një zgjidhje legjislative “që mund të përfshijë shtetësinë, si dhe kontrollin e fortë të kufijve dhe reforma mbi bazë meritash,” por jo amnisti.
Administrata Trump më parë është përpjekur të eliminojë programin DACA, i krijuar gjatë administratës Obama për të mbrojtur mbi 700 mijë imigrantë.
Presidenti nuk dha hollësi për elementë të tjerë në urdhrin e ardhshëm ekzekutiv për imigracionin, por tha vetëm se “do të përfshijë DACA-n dhe mendoj se njerëzit do të mbeten shumë të kënaqur”.
Kur u pyet nëse ndryshimet do të bëhen përmes një urdhri ekzekutiv apo një ligji në Kongres, zoti Trump tha se kur dha gjykimin e saj për DACA-n muajin e kaluar, Gjykata e Lartë i kishte dhënë atij “kompetenca të jashtëzakonshme” për të miratuar urdhra ekzekutive.
Gjykata doli me vendimin se administrata nuk kishte dhënë arsyetime të mjaftueshme për të eliminuar DACA-n. Vendimi i gjykatës nuk thoshte nëse të rinjtë e mbrojtur nga programi DACA kanë të drejta të përhershme për të jetuar në SHBA dhe nuk e pengonte Presidentin Trump të përpiqej përsëri për ta anuluar programin.
Zëdhënësi Deere tha se presidenti “po punon për një urdhër ekzekutiv për të krijuar një sistem imigracioni të bazuar te meritat në mënyrë që të mbrojë edhe më shumë punonjësit amerikanë”. Presidenti ka thënë se do ta nënshkruajë urdhrin brenda katër javëve të ardhshme.
Senatori republikan Ted Cruz i kritikoi planet e presidentit, duke postuar një koment në Twitter “Presidenti ka zero autoritet kushtetues për të hapur “rrugë drejt shtetësisë” përmes akteve ekzekutive” shkruante ai.
Udhëheqësit në Kongres janë përpjekur në disa raste gjatë viteve të fundit të miratojnë reforma gjithëpërfshirëse por nuk kanë pasur sukses si rezultat i mospajtimeve të mëdha mes propozimit të republikanëve dhe atij të demokratëve.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Liria e fesë në botë sërish e rëndësishme për BE-në
BRUKSEL– Komisioni i BE-së vendosi ta rishikojë vendimin e mëparshëm dhe të emërojë një të ngarkuar të ri të posaçëm të BE-së për promovimin e liri...
Maqedonia e Veriut shënon viktimën më të re nga Covid-19, vdes 24-vjeçarja
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut situata e Covid-19 nuk është qetësuar ende, dhe vijon të ketë ditë pas dite numra të lartë të personave që infektohe...
Përfundon takimi virtual mes Hotit dhe Vuçiç për dialogun, Borrell: Është marrëveshje vendimtare. Lajçak: Ramë dakord p
PRISHTINË– Ka përfunduar takimi virtual mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbi dialog...
Një vaksinë kundër COVID-19, përballë mëdyshjesh dhe rezistence. Anketat zbulojnë hijet e dyshimit: 1/3 e amerikanëve nu
Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.Por kur të jetë e disponueshme vak...
Pa truproja dhe ‘charter’ privatë! Albin Kurti kapet ‘mat’ në aeroport, me valixhen e zezë largohet nga Kosov
PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është fotografuar duke u larguar nga vendi i tij, në një kohë kur po shënohen çdo ditë e më...
Infektohet me Covid-19 deputeti i AAK-së, Selmanaj: Kam simptoma të lehta
KOSOVË– Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë vetë deputeti ai që e ka bërë me dije ...
Dy ditë para intervistës në Hagë, Thaçi i shkon tek varri Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri…
KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar në varrin e luftëtarit Adem Jashari, dy ditë oara intervistës që e pret në Hagë.Përmes fo...
Habisin shkencëtarët në SHBA: Shtresa e varfër dhe punëtore ka krijuar imunitet ndaj koronavirusit, ndryshe nga të pasurit
SHBA– Të dhënat e reja nga SHBA-ja tregojnë se 68% e popullatës punëtore dhe lagjet minorene kanë krijuar antitrupa kundër Koronavirusit.New Yok Times bën...
Publikohet përgjimi ‘bombë” i Zoran Zaevit/ Në qendër Ali Ahmeti, ja çfarë thotë ai për të
MAQEDONI E VERIUT- Një tjetër përgjim ‘’bombë’’ i ish kryeministrin Zoran Zaevi është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve...