Bota

Përfundon takimi virtual mes Hotit dhe Vuçiç për dialogun, Borrell: Është marrëveshje vendimtare. Lajçak: Ramë dakord p

12 Korrik 2020, 07:26 Nga DOSJA
Përfundon takimi virtual mes Hotit dhe Vuçiç për

PRISHTINË–  Ka  përfunduar takimi virtual mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Video- konferenca është hapur nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili po udhëheq këtë takim online. Në fjalën e tij Borrell është shprehur se jemi këtu për të nisur dialogun mes dy vendeve.

Përfaqësuesit e BE-së kanë zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të përfunduar me një takim të përbashkët mes dy palëve.

Zyrtari i lartë i BE-së, Borrell u shpreh se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese.

Ndërsa emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák,  ka deklaruar se dialogu është në rrugë të drejtë pas 20 muajsh, dhe se është arritur pajtueshmëri për axhendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.

Ky është takimi i parë i  një niveli të lartë që nga viti 2018, që më pas do të pasohet nga një takim në Bruksel më 16 korrik. Pavarësisht se është një takim online, do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

(k.m;a.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll