Bota

Paguan hotelet dhe flejnë jashtë! Ç’po ndodh me turistët britanikë në Evropë, si mashtruan agjensitë turistike

11 Korrik 2020, 13:02 Nga DOSJA
Paguan hotelet dhe flejnë jashtë! Ç’po ndodh me

EVROPË- Turistët britanikë janë detyruar të flenë jashtë  në plazhet në Evropë pasi kanë paguar për dhoma në hotele që ende nuk kanë qenë të hapura për shkak të Covid-19.  Mediat e huaja kanë raportuar se përgjegjësja kryesor për këtë është  agjensia e udhëtimeve ‘Loveholidays’.

Një turist i cili udhëtoi për në Spanjë me partneren e tij dhe djalin 10-vjeçar por kur kanë arritur hoteli që kishin rezervuar ka qenë i mbyllur.

Udhëtimi, i cili kushtoi më shumë se 1.500, u prenotua ditën kur Zyra e Jashtme zbuti rrëgullat për udhëtimet ndërkombëtare.  Sidoqoftë pas mbërritjes ai gjeti hotelin ‘4R Regina Gran’ të mbyllur dhe z. Davis nuk mbeti me mundësi tjetër përveç se të rezervonte një dhomë të re.

“Është e pështirë. Ne ishim me fat që kishim para për të qëndruar diku tjetër, por shumë njerëz të tjerë me siguri nuk janë në atë pozicion.”– tha ai.

Sipas mediave disa britanikë u është dashur të flenë në plazhe ndërsa të tjerët janë kthyer në shtëpi.

Burimi:Morror

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani evrope koronavirusi ne bote britani evrope koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll