Bota

Thaçi bie dakord me Borrell, zgjatet me një vit mandati i EULEX në Kosovë

11 Korrik 2020, 12:50 Nga DOSJA
Thaçi bie dakord me Borrell, zgjatet me një vit mandati i EULEX

KOSOVË –Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas diskutimeve me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Joseph Borell, vendosi të zgjasë me një vit mandatin e misionit të EULEX. Në letërkëmbimin me Borrell, Thaçi ka shpehur gatishmërinë për të siguruar vazhdimësinë e misionit të EULEX, në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e COVID-19.

Mësohet se misioni i EULEX do të zgjatEt deri më 14 qershor të vitit 2021. Borrel ndërkohë është pajtuar me këtë vendim dhe ka theksuar mbështetjen e mëtejshme të BE për Kosovën.

Përfaqësuesit e BE, janë shprehur, se për shkak të COVID-19, ka qenë e pamundur të zhvillohet takime për t’i shqyrtuar misionet e EULEX dhe kanë kërkuar mirëkuptim nga autoritetet kosovare, për zgjatjen e mandateve aktuale për një vit.

Ky vendim vjen në një kohë, kur presidenti Hashim Thaç, së bashku me kreun e PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK, do të përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale për krime lufte. Publikimi i aktakuzës solli edhe dështimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në washington.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci joseph borrel misioni i eulex ne kosove hashim thaci joseph borrel misioni i eulex ne kosove

Sondazh

Poll