Bota

Kreu i OBSH bën deklaratën e FORTË/ Kërcënimi më i madh, nuk është vetë virusi por mungesa e lidershipit

11 Korrik 2020, 12:24 Nga DOSJA
Kreu i OBSH bën deklaratën e FORTË/ Kërcënimi më i

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ditën e sotme është shprehur se kërcënimi më i madh në të cilën po përballet e gjithë bota nuk është virusi por mundesa e lidershipit në rang global.

“Miqtë e mi, mos u gaboni; kërcënimi më i madh me të cilin përballemi sot nuk është virusi vetë. Është mungesa e lidershipit në nivel global dhe kombëtar. Kjo është një tragjedi që na detyron të humbasim njerëz të dashur, të humbasim shumë jetë. Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi si një botë e përçarë”- deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Mesa duket kjo deklaratë vjen duke parë se si liderët e shtetve kanë menaxhuar situatën e Covid-19 përfshirë këtu edhe presidentin amerikan Donald Trump qe ka ndërmarrë një beteje publike kundër OBSH-së, reagimin e të cilës ndaj sëmundjes së shpërthyer në Kinë shumë e panë si të vonuar.

Kujtojmë që para ditësh SHBA u tërhoq zyrtarisht nga OBSH ndërkohë kjo e fundit ka dërguar eksertë në Kinë për të hetuar origjinën e vertëtë të Covid-19.

Burimi.republicworld.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kedros adhanom koronavirusi ne bote kedros adhanom koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll