Bota

Përplasja në parlamentin e Kosovës/ Reagon Ambasada amerikane: Mos humbni kohë me sulme personale, bashkohuni dhe zgjidhni k

11 Korrik 2020, 12:02 Nga DOSJA
Përplasja në parlamentin e Kosovës/ Reagon Ambasada amerikane:

KOSVË– Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar ditën e sotme për përplasjen e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postim  në faqen zyrtare në rrjetet sociale  ambasada e ShBA- së ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës ka humbur kohë me sulme personale në vend që  kryej punën e tij. Ndër të tjera  u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike që të bashkohen për të krizat ekonomike dhe shëndetësore në vend duke shtuar se  populli i Kosovës meriton më mirë.

“Dy muaj më parë ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë në shpërqëndrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Populli i Kosovës meriton më mirë”, thuhet në reagim.

Ndaj përplasjes së mbrëmshme mes Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK- ë, Xhavit Ukaj ka reaguar edhe ambasadorja dhe shefja e Zyrës së BE’së, në Kosovë, Nataliya Apostolova duke thënë se tentimi për dhunë në Kuvend sidomos ndaj një gruaje që është kryeparlamentare është e papranueshme.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ambasada amerikane kosove ambasada amerikane kosove

Sondazh

Poll