Bota

Kthimi i “Shën Sofisë” në xhami, reagon ashpër kryeministri grek Mitsotakis: Turqia do ta pësojë keq… vendimi ofendo

11 Korrik 2020, 11:40 Nga DOSJA
Kthimi i “Shën Sofisë” në xhami, reagon ashpër

GREQI– Kthimi nga muzeu në xhami e ndërtesës së “Shën Sofisë” ose siç njihet në Turqi si “Aya Sofya” ka shkaktuar mjaft reagime në vendet e Bashkimit Europian. Së fundmi në lidhje me vendimin e djeshëm ka reaguar dhe edhe kryeministri grek Mitsotakis Kyriakos.

Ai është shprehur se Greqia do të bëjë gjithçka që Turqia ta pësojë nga ky vendim duke folur për sanksione ekonomike nga BE duke shtuar se vendimi për ta kthyer në xhami ofendon karakterin e saj universal.

“Greqia dënon me forcë vendimin e Turqisë për ta kthyer Hagia Sophia në një xhami. Ky vendim  dhe në fakt 85 vjet pasi u shpall muze ofendon karakterin e saj universal. Kjo është një zgjedhje që fyen edhe të gjithë ata që e njohin monumentin si pronë e kulturës botërore. Dhe, natyrisht, ajo ndikon jo vetëm në marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë. Por edhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, Unesco dhe bashkësinë globale në tërësi. “Është për të ardhur keq që udhëheqja turke, e cila ka punuar për Aleancën e Qytetërimeve në 2005, tani po zgjedh të lëvizë në drejtim të kundërt.” Ka thënë ai.

Shën Sophia e famshme që ndodhet në stamboll, nuk do të jetë me një muze, por një xhami. Ndërtesa  e cila ishte fillimisht  Katedrale Ortodokse e ndërtuar nga Perandori Bizantin Justiniani, është kthyer në xhami ditën e djeshmë.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë Administrative turke, e cila ka mbështetur dhe aprovuar propozimin e presidentit Erdogan, për ta kthyer Shën Sofinë, nga muze në xhami.

Hagia Sophia, ka qenë monumenti i parë dhe më i madh i krishterë i Perandorisë Romake. Ajo u ndërtua në vitin 537, me stil bizantin si një katedrale. Me kthimin e Perandorisë Bizantine në Otomane, dhe nën sundimin e sulltan Mehmetit te ll, ajo u kthye në xhami. Ndërsa me ardhjen në pushtet të Kemal Ataturkut në 1934, u kthye

Hagia Sophie është objekt që ruhet nga UNESCO, dhe është një nga atraksionet më të mëdha turistike në Turqi.

Burimi:kathimerini.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan greqi mitsotakis kyriakos xhamia e shen sofise erdogan greqi mitsotakis kyriakos xhamia e shen sofise

Sondazh

Poll