Mbi 563 mijë viktima dhe mbi 12.6 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi 665 të vdekur në 24
11 Korrik 2020, 11:13Nga DOSJA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,292,257 të infektuar dhe janë shënuar 136,682 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 34,191.
Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 665 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 70,524 viktima dhe mbi 1.8 milionë të infektuar.
Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.636 viktima dhe 83,587 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 2 raste të reja.
Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,938 viktima dhe në Francë 30,004 ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,403 qytetarë.
Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja.
Së fundmi Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.
Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Autoritetet gjermane po hetojnë se një punonjës i zyrës së shtypit të qeverisë ka punuar me vite për një shërbim të inteligjencës egjiptiane i cili j...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të premten se transmetimi i koronavirusit përmes ajrit ka qenë gjithmonë një shqetësim, megjithëse përhapja p...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka ulur dënimin me burg të aleatit të tij të gjatë dhe ish këshilltarit Roger Stone. Sipas mediave të huaja Trump mendon...
RUSI- Guvernatori i Khabarovsk Sergei Furgal në Rusi është arrestuar të enjten i akuzuar se kishte urdhëruar vrasjen e disa personave të biznesit 15 vjet më par...
SHBA- Modeli i njohur britanik Brooklyn Beckham është fejuar me aktoren amerikane Nicola Peltz. Po ashtu sipas mediave të huaja besohet se ata së shpejti do të ...
BRITANI– Mbretëria e Bashkuar nuk do të bashkohet me skemën e vaksinave të Covid-19 të BE-së Covid-19, ka thënë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në BE ...
SHBA-Kalifornia do të lirojë 8 mijë të burgosur për të krijuar më shumë hapësirë dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në burgje. Ky vendim u mor pasi 1/3...
Bota11 Korrik 2020, 06:14
SHBA-Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënie...
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka denoncuar në Polici deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj për debatet e djeshme në Kuvend. Lajmin e ka d...